Një shtatore për Nënë Terëzën në Brooklyn të Amerikës

0

Një shtatore për humanisten shqiptare Nëna Tereza është përuruar në Brooklyn të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në përurim ka marrë pjesë edhe presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, senatori i New Yorkut, si dhe bashkatdhetarë shqiptarë që jetojnë në SHBA.
Përurimi i shtatores është bërë në vazhdën e nderimeve që i bëhen Gonxhe Bojaxhiut anekënd botës.
Humanistja shqiptare është shenjtëruar më 4 shtator në Vatikan nga Papa Francesku. Shenjtërimi i saj u bë në 19 vjetorin e vdekjes.
Ngritja e shtatores në Shtetet e bashkuara të Amerikës është bërë në vazhdën e nderimeve që i bëhen Gonxhe Bojaxhiut anekënd botës.