Një shqiptare tek Inter!

0

Quhet Fiorela Mishka dhe është vetëm 22 vjec, por mjaft e talentuar në profesionin e saj.

Është e licencuar nga Federata italiane e futbollit (FIGC) me nivelin më të lartë të shkollimit. E lindur në Durrës më 1993, Fiorela Mishka filloi shkollimin e saj në Mazoterapi në vitin 2012 dhe tani ka tre vite përvojë pune në fushat e futbollit.

“Vitin e parë startova me kategorinë e tretë të qytetit tim ku jetoj në Chiari (Brescia), ndërsa në vitin e dytë pas mbarimit të studimeve ku dola me nota shumë të larta më kërkoi një ekip i rëndësishëm”, theksoi ajo për Sportali.net

Ajo tani është e angazhuar në skuadrën e Interit  në rehabilitimin e juniorëve edhe të seniorëve.

Nga foto mund të shihet se ajo e di mjaft mirë punën e saj.