Një inspektor shqiptar i ndërtimit mes të arrestuarve për korrupsion në New York

0

50 vetë janë arrestuar nga policia në New York për korrupsion e shkelje ligji në sektorin e ndërtimit dhe të mirëmbajtjes së ndërtesave.

Të arrestuarit janë kryesisht inspektorë ndërtimi e ndërtesash të bashkive të ndryshme, pronarë pallatesh, superintendentë ndërtesash, kontraktorë dhe punëtorë ndërtimi.

Ata kanë dhënë e marrë rryshfete për të anashkaluar rregullat në ndërtimin e objekteve, në mirëmbajtjen e ndërtesave dhe respektimin e kontrolleve rutinore nga bashkitë e ndryshme. Në disa raste kërcënime për gjoba e pengesa ndërtimi nga bashkia, janë përdorur për të trembur pronarë ndërtesash që të paguajnë rryshfete për të zgjidhur situatën.

Operacionin hetimor që ka zgjatur dy vjet dhe arrestimin e ka drejtuar Prokurori i Distriktit në Manhattan, Cyrus Vance Jr.

Rasti më flagrant mes tyre është ai i shefit të bashkisë për zhvillimin, në sektorin e ndërtimtarisë në Brooklyn, i cili bashkë me të shoqen kanë marrë rreth 200,000 dollarë rryshfet për të paguan këstet e shtëpisë që kishin blerë. Dhurata të tjera komprometuese për ta kanë qenë dy vetura, një udhëtim me target në Ishujt Karaibe, të holla në dorë për udhëtime me avion dhe blerje të tjera nga një ndërmjetës ndërtimesh.

Ndërmjetësi, David Weiszer, i jepte shefit të zhvillimit një listë adresash të klientëve të tij që duhej të shënoheshin sit ë kontrolluara nga rregullorja e ndërtimit dhe strehimit. Shefi ia kalonte vartësit të tij, inspektorit Artan Mujko, i cili kishte akuzohet se ka marrë deri në 70,000 dollarë në dorë për të shënuar ndërtesat si në në përshtatje me rregulloret.

Sektori i ndërtimit ka marrë veten gjatë vitit 2014 në New York, me 33 miliardë dollar të shpenzuara, njësoj në kohën e përpara krizës që filloi në vitin 2008.

Tani kryebashkiaku Bill de Blasio ka thënë se dëshiron të ndërtojë 80,000 shtëpi me qira të përballueshme dhe 160,000 me çmim normal brenda vitit 2024. Kjo do t’i japë hov sektorit, por nga ana tjetër është paraprirë me një sulm kundër korrupsionit dhe shkeljes së rregullave dhe të ligjit në këtë sektor.

/illyriapress.com/