Nishani: Bashkimi kombëtar do të ndodhë natyrshëm

0

residenti i Shqipërisë, Bujar Nishani është i bindur se bashkimi kombëtar në mes të Kosovës dhe Shqipërisë do të ndodhë.

“Pa diskutim që bashkimi kombëtar do të ndodhë. Por ai do të vijë në mënyrë të natyrshme, dhe do të vijë në mënyrën më evropiane të mundshme, ashtu siç kemi parë sot në Evropë projekte dhe realitete krejt demokratike dhe krejt normale”, ka thënë Nishani në një intervistë për Bota sot.

Presidenti shqiptar ka vlerësuar rolin e SHBA-ve në raport me Kosovën dhe Shqipërinë, duke thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partneri kryesor strategjik i të dyja vendeve.

“Për Shqipërinë dhe shqiptarët ka qenë dhe mbeten SHBA-të partneri kryesor strategjik”, tha presidenti shqiptar Nishani.

Marrë nga:  http://m.telegrafi.com/lajme/nishani-bashkimi-kombetar-do-te-ndodhe-natyrshem-2-56704.html