Nimanbegu shtyn miratimin e ligjit: Komunat duhet të kenë më shumë kompetenca

0

Votimi për ligjin e ri mbi planifikimin hapsinor u shty për një seancë tjetër, pasi partitë e pakicave dhe liberalët nuk ishin dakord me disa ndryshime që parashikonte ky ligj.
Deputeti i koalicionit “Shqiptarët e vendosur” Genci Nimanbegu, shprehu vendosmërinë e tij se komunat nuk duhet të japin vetëm mendimin në planifikimin e haspirës por edhe pëlqimin. Ai vlerësoi se disa nga zgjidhjet e ligjit të a ri janë mjaft pozitive, por centralizimi i planifikimit hapsinor nuk është i pranueshëm.

Edhe partitë e tjera të pakicave vërejtjen më të madhe e kishin për këtë cështje.

Nimanbegu pas seancës u shpreh optimist se mund të arrihet një zgjidhje e pranueshme për të gjithë.

Normalisht, deputetët e Partisë Demokratike të Socialistëve dhe Socialdemokratëve, nuk patën vërejtje për ligjin.