Nimanbegu pyet Gjukanoviqin: Çka planifikoni në lidhje me kishat serbe rreth Krajës?

0

Të merkurën në Kuvendin e Malit të Zi, kryeministri Millo Gjukanoviq, do tu përgjigjet pyetjeve të deputetëve të kuvendit.

Deputeti i Forcës në Kuvendin e Malit të Zi Genci Nimanbegu, do ta pyes kryeministrin në lidhje me masat që planifikon të marrë qeveria në lidhje me ndërtimin e kishave serbe në ujdhesat e Liqenit të Shkodrës.

Këto objekte po ndërtohen në mënyrë të vazhdueshme nga Kisha Ortodokse Serbe, kryesisht afër brigjeve të Krajës, duke cënuar seriozisht trashigiminë historiko-kulturore të kësaj zone.

Në zgjedhjet e fundit lokale në komunën e Tivarit, Kraja me shumicë votoi partitë malazeze, të cilat janë edhe pjesë e pushtetit. Nga shqiptarët që veprojnë në këto parti, në asnjë moment nuk është ndëgjuar ndonjë iniciativë për ngritjen e kësaj çështjeje në nivel komune, e jo më në nivel shtetëror.