Nimanbegu: Përfaqsimi i ulët i pakicave, pengesë për hyrjen në NATO

0

Deputeti i Forcës Genci Nimanbegu, në konferencën e mbajtur sot në lidhje me integrimin në NATO (“Mali i Zi drejt integrimit në NATO”), potencoi përkushtimin e partive shqiptare në këtë drejtim dhe kërkoi seriozitet më të madh nga qeveria në senzibilizimin e kësaj çështjeje.

Sidomos, tha Nimanbegu, duhet të përmbushen kërkesat përsa i përket sektorit të sigurisë kombëtare, shtetit të së drejtës dhe të sigurohet mbështetja e shumicës së popullit për antarsim, çka është detyrë e partive në pushtet.

Nimanbegu theksoi se integrimi i Malit të Zi në NATO është edhe proces ndërgjegjsimi, ku thënia “Ne dhe rusët 300 milionë” duhet të transformohet në “Ne dhe europianë 600 milionë”, çka nuk përbën vetëm tranformim gjuhsorë por edhe mendorë.

Ai shtoi se rezultatet e dobëta në luftën kundër korrupsionit po u japin argumente atyre që janë kundër antarsimit.

“Integrimi në NATO është një mundësi unike për Malin e Zi por edhe rajonin që të jenë pjesë e një shoqërie më cilsore se sa kjo në të cilën ndodhemi aktualisht”– tha Nimanbegu.

Pikë tjetër ku ka shumë mangësi është respektimi i të drejtave të popujve pakicë dhe përfaqsimi i tyre në organet shtetërore, ku shqiptarët nuk mund të jenë kurrsesi kënaqur. Përparim ka vetëm nëse si pikë referimi merret viti 1990.

“Përfaqsimi i ulët i shqiptarëve në institucionet dhe organet shtetërore duhet të jetë alarm për të gjithë ata që vendosin dhe punojnë që Mali i Zi të hyjë në NATO”– përfundoi Nimanbegu.