Nimanbegu: Nuk mund të jesh pakicë vetëm kur merren paret

0

Paradoksi i ligjit aktual i cili nuk parasheh kritere të qarta se kush mund të jetë pakicë kombëtare, ka qenë temë e diskutimit të gjërë dje në Kuvendin e Malit të Zi.

Ministri Suad Numanoviq para depuetëve u mundua të argumentojë nevojen e ndryshimit të këtij ligji i  cili daton nga viti 2006, kryesisht me nevojën e formimit të Qendrës për mbrojtjen kulturës së pakicave.

Por deputetët, si nga opozita edhe nga partitë nacionale, ishin të mendimit se duhet që ligji të qartësojë kush i plotëson kushtet të quhet popull pakicë.

Deputeti i Forcës, Genci Nimanbegu, u shpreh se ligji aktual i ka mundësuar popullit serb, i cili nuk e quan veten pakicë, të tërheq 2.2 milion euro nga 5 milion që Fondi ka pasur në dispozicion.

“Nuk mund ta quash veten pakicë vetëm kur duhet të merren pare.”, argumentoi Nimanbegu.

Në seancë u vendos që për ligjin të votohet në një kohë tjetër.