Nimanbegu: Ligji i ri rezultat i marrëveshjeve të PDS me subjektet politike në Tuz

0

Deputeti i Forcës Genci Nimanbegu, deklaroi për televizionin Teuta se ligji i ri për statusin e Tuzit erdhi si rezultat i marrëveshjeve të subjekteve politike që veprojnë atje, me Partinë Demokratike të Socialistëve (DPS).

Nimanbegu tha se Forca nuk ka marrë pjesë në këto marrëveshje, kurse arsyet pse ai votoi kundër kanë të bëjnë me disa ndryshime në ligj në momentet e fundit, dhe faktin që ai nuk do të hyjë në fuqi deri në vitin 2018.

Ai shtoi se ligji aktual nuk do të thotë se statusi i Tuzit është përfundimtar, pasi kjo gjendje mund të jetë edhe kalimtare.

Në prag të votimit në Kuvendin e Malit të Zi, 16 nga 22 këshilltarët e Kuvendit të Tuzit nënshkruan iniciativën me të cilën i bëhej thirrje Kuvendit të Malit të Zi që ligji të votohej.