Nimanbegu: Kufirin i të Mirave Detare duhet ta miratojnë kuvendet lokal

0

Deputeti i Forcës Genci Nimanbegu, në seancën e djeshme të Kuvendit të Malit të Zi tha se ligji i deritanishëm për të Mirat Detare ishte në dëm të Ulqinit dhe haptas deskriminues ndaj kësaj komune.

Ai shtoi se propozim-ligji i Ministrisë së turizmit dhe zhvillimit të qëndrueshëm mbi të Mirat Detare nuk është i pranueshëm nëse nuk miratohet amandamenti i cili parasheh që kufiri i të Mirave Detare të vendoset me marrëveshje në mes qeverive lokale dhe asaj qëndrore. Ky amandament i dorëzuar nga Nimanbegu sugjeron që komisioni qeveritar të propozojë kufirin kurse miratimin duhet ta japin kuvendet lokale dhe ai i Malit të Zi.

Ligji i ri për të Mirat Detare po shkakton depate të ashpra në Kuvend, pasi partia në pushtet (PDS) po has në konfrontime edhe në rradhet e veta. Kjo sidomos në nenin 25 të këtij ligji i cili rregullon pronën private në zonën e të Mirave Detare.

Deputeti Nimanbegu, si dhe deputetët e partive të tjera nga Ulqini, ishin poashtu kundër ekzistimit të bregut të lumit Buna në zonën e të Mirave Detare. I vetmi i cili nuk kishte asgjë kundër kësaj forme, dhe që punën e kësaj ndërmarrje në Ulqin e cilësoi pozitive, ishte deputeti i PDS Luigj Shkrela.