Nimanbegu iniciativë për Kohën Javore

0

Në kolegjiumin e kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi, të mbajtur me nismën e deputetit Genci Nimanbegu është diskutuar për situatën aktuale të të vetmes gazetë në gjuhën shqipe në Mal të Zi, e cila financohet nga buxheti shtetëror, Koha Javore. Të gjithë përfaqësuesit e klubeve të deputetëve kanë përkrahur qëndrimin që Kuvendi i Malit të Zi, si themelues i gazetës në fjalë, të marrë pëgjegjësinë për gjetjen e zgjidhjes për një të ardhme të qëndrueshme të kësaj gazete.

Në takim është vendosur për formimin e grupit të punës i cili do t’i propozojë Kuvendit të Malit të Zi zgjidhjen për statusin e ardhshëm të gazetës „Koha javore“. Koordinator i Grupit të punës do të jetë deputeti Genci Nimanbegu, kurse anëtarë deputeti Predrag Sekuliq (PDS) nga radhët e pozitës dhe Dritan Abazoviq (MZP) nga opozita.