Drafti i planit për rregullimin e bregdetit të Malit të Zi, nuk parasheh që në në Komunën e Ulqinit dhe Tivarit të ketë rrugë lidhëse me Shqipërinë. Këtë e ceku gjatë shqyrtimit publik për këtë plan deputeti i Forcës Genci Nimanbegu.
Nimanbegu dha një sërë vërejtjesh për draftin e këtij plani, sidomos në lidhje me planifikimin e ndërtimeve në Kripore dhe Valdanos, si dhe mosplanifikimin e rrugëve lidhëse me Shqipërinë. Ai tha se është e papranueshme që të mos planifikohen rrugët e mundshme që do të lidhnin Ulqinin me Velipojën, dhe Krajën me Shkodrën.