Nimanbegu dhe Gjeloshaj përgjigjen Frontit Demokratik

0

Si përgjigje ndaj disa akuzave që Fronti Demokratik drejton liderëve të subjekteve politike shqipëtare, lidhur me mosdeklarimin publik të tyre kundër, siç quan ata, “projektit ekspansionist të një Shqipërie të Madhe”, deputeti i Forces së re demokratike Genc Nimanbegu dhe deputeti i Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj, në në llogarit e tyre ne faceebook shprehen:

“Disa bëjnë provë që të paraqesin Shqiptarët si faktor destabilizimi në Ballkan duke i bërë thirrje vazhdimisht popullit shqiptarë dhe përfaqësuesve të Shqiptarëve në Mal të Zi të deklarohen në dilemën imagjinare se a është ndokush pro apo kunder Shqiperisë së Madhe. Nuk kemi detyrim askujt ti vertetohemi dhe posaçarisht jo atyre që nuk kanë votuar siç kemi bërë Ne për pavarsinë e shtetit të Mali të Zi në 2006. E posaçërisht që nuk kemi ndëgjuar asnjë fjali për dënimin e thirrjeve histerike të gjithë stadiumit:”vrite, prite, që shqiptari të mos ekzistojë”! Politika e shqiptarëve në Mal të Zi dhe në Shqipëri është e drejtuar në integrimet në NATO dhe në Bashkimin Europiane, kjo është përgjigja jonë.”