Nimanbegu: Apelojmë që protestat të jenë paqësore. Incidentet do të ishin një hap prapa për vendin

0

Komunikatë për shtyp e KKSH

Me rastin e organizimit të protestave nga një pjesë e opozitës në Mal të Zi

Stabiliteti politik dhe respekti i parimeve demokratike në aktivitetet politike, është një objektiv i përbashkët për të gjitha subjektet përgjegjëse politike, por edhe për individët.
Shfrytëzojmë rastin të apelojmë tek publiku, individët dhe personat përgjegjës në të gjitha subjektet dhe institucionet, se siguria dhe mbrojtja e individëve është karakter thelbësor i demokracisë.

Karakteri demokratik i shoqërisë dhe i subjekteve përcaktohet nga respekti dhe zbatimi i këtyre postulateve, dhe nga respektimi i ligjit në veprimtaritë politike.
Parimet e deklaruara të subjekteve politike shqiptare në Mal të Zi, të cilët janë të drejtuara nga dëshira për demokratizimin e shoqërisë, forcimin e të drejtave të individëve dhe minoriteteve, janë në përputhje me standardet e BE-së dhe në veçanti NATO-s, antarsimi në të cilat është qëllimi ynë kryesor.

Edhe pse në protestat e një pjesë të opozitës vërejmë qëndrime të kundërta, veçanërisht në fushën lidhur me antarsimin e Malit të Zi në NATO, ne presim që ato të jenë të qeta në mënyrë që të kontribuojnë në një zgjidhje paqësore dhe me dialog të mosmarrëveshjeve politike.
Ne besojmë se retorika dhe disa simbole të vërejtura gjatë protestave përfaqësojnë incidente të izoluara, të cilat janë reaksionar dhe që nuk cojnë në harmoni multietnike në Mal të Zi!

Incidentet eventuale do të ishin një hap prapa në demokratizimin e Malit të Zi, prandaj i bëjmë thirrje të gjithë udhëheqësve politikë se janë të obliguar që me retorikën dhe veprimit e veta të reagojnë në mënyrën më serioze dhe më të përgjegjëshme për të forcuar proceset demokratike dhe të qetësojnë tensionet e panevojshme.

 

 

Kryetari

Genci Nimanbegu

Deputet në Kuvendin e  Malit të Zi