Ngjarje e madhe për Shqipërinë: Medalje ari dhe rekord i ri europian!

0

Luiza Gega hyn në histori. Atletja shqiptare ka zënë vendin e parë në garën e 1500 metrave në Lojërat Olimpike Europiane “Baku 2015”, duke i dhuruar Shqipërisë medaljen e parë të artë olimpike në një veprimtari të tillë. Gega dha kohën 4’11”58, duke zhvilluar një garë fantastike, të dominuar gjatë gjithë kohës.

Gega ka treguar se është një kampione në këtë disiplinë, ku për asnjë moment nuk e vuri në diskutim fitoren, e shkëputur ndjeshëm nga të gjitha rivalet e saj. Vendi i dytë e mbylli garën me 15 sekonda vonesë.

Përveç medaljes së artë të fituar në 1500 metra, koha 4’11”58 është edhe rekord olimpik europian.