Nga tetori Kriporja do të jetë zonë e mbrojtur

0

Mali i Zi do të respketojë interesin e Bashkimit Europian dhe konventat përkatëse për ruajtjen e biodiverzitetit në zonën e Kripores duke e shpallur këtë zonë të mbrojtur me ligj.

Kjo pritet të ndodhë nga muaji tetor, kanë konfirmuar për “Vijesti”nga Ministria e turizmit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Ministria së shpejti do të miratojë aktin juridik, i cili Kriporen do ta bëjë pjesë të rrjetit Emerald të kënetave me rëndësi të vecantë, në bazë të Konventës së Bernit.

Kriporja për momentin nuk është e mbrojtur me ligj të posacëm ne nivel nacional, por në dokumentat dhe planet përkatëse, sidomos Planin Hapsinor deri me 2020, ajo është e paraparë si zone e mbrojtur në të ardhmen.

Në javën e ardhshme pritet vlerësimi i gjendjes së pompave e ujit dhe shpenzimeve të riparimit të tyre, thoneënga kjo ministri.

Komuna e Ulqinit poashtu ka marrë përsipër nisjen e iniciativës për shpalljen e Kripores zonë të mbrojtur, sic edhe është paraparë me planin hapsinor, më së largmi deri në fund të muajit maj