Nga Mali i Zi në haxh gjithsej 83 besimtarë, 21 prej tyre nga Ulqini

0

Me afrimin e festës së madhe të Kurban Bajramit, periudhë e shoqëruar edhe me pelegrinazhin në Meke dhe Medine, nga Mali i Zi do të udhëtojnë 83 besimtarë, njofton Bashkësia Islame.

Nga këto, 21 prej tyre do të jenë nga Ulqini.

Nisja do të bëhet ditën e sotme nga medreseja “Mehmet Fatih” në Podgoricë, prej ku do të udhëtohet në Tiranë e pastaj me aeroplan në drejtim të Arabisë Saudite.

Çmimi i pelegrinazhit këtë vit ka kushtuar 3200 euro, në të cilin janë të mbuluar shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit.