Nga Kriporja zhduken 12 lopë

0

foto: Samir Adroviq

 

12 lopë të blegtorit të njohur Haxhi Ardoliq nga Zogaj, janë zhdukur gjatë kullosës në Kriporen e Ulqinit, shkruan portali “Vijesti”.

Sipas tij, lopët me siguri janë vjedhur, pasi në vendngjarje ka mbetur vetëm kau të cilin hajdutët me siguri nuk kanë mundur ta zbusin.

Ardoliq sëbashku me të afërmit ka kërkuar gjithandej, bile ka paguar edhe aeroplanin, por pa sukses. Ai tha se para dhjetë ditëve i kishte humbur një lopë, kurse banori tjetër nga Zogaj, Ramiz Doçi, kishte pasur po të njëjtin problem.

Sipas tij, vlera e dëmit kap rreth 15.000 euro. Ardoliq tha se me Kriporen kishin marrëveshje që aty të kullosin bagëtitë pasi kishin bërë kositjen e barit.