Nesër protestë kundër diskriminimit para Komunës së Ulqinit

0

Nesër në ora 11:00 do të mbahet një protestë kundër diskriminimit të shqiptarëve në Mal të Zi, e fokusuar tek arsimi.

Gjatë protestës pritet që të nënshkruhet edhe një peticion.

Problemet kryesore për të cilat do të mbahet protesta, janë:

1. Nxënësit shqiptarë në Mal të Zi kanë shumë pak, për të mos thënë aspak apo të cunguar, njësi mësimore nga identiteti kombëtar i shqiptarëve;
2. Gjuha amëtare shqipe, edhe pse përdorimi i saj është i garantuar me ligj, nuk zbatohet në praktikë nëpër të gjitha dokumentet shkollore, mbledhjet apo aktivitetet tjera në shkollë;
3. Politika dhe centralizimi ka lënë jashtë shqiptarët nga procesi, filluar që nga ministria, drejtimi i institucioneve shkollore dhe vendimmarrëse;
4. Shkollat, në veçanti paralelet e ndara në zonat rurale ku mësojnë nxënësit shqiptarë janë në gjendje shumë të keqe, dhe nuk plotësojnë kushtet për zhvillimin e mësimit;
5. Tekstet shkollore, në veçanti libri i historisë, është diskriminues dhe ofendues, e po ashtu ai i kulturës muzikore.