Nesër panel diskutimi me temën “”Strategjia e Komunikimit për Destinacionet Turistike”

0

Nesër në hotel “Mediteran” UBA (Ulcinj Business Association) do të organizojë një panel diskutim me temën “Strategjia e Komunikimit për Destinacionet Turistike”.

Qëllimi i këtij Panel Diskutimi është rritja përceptimit të  koncepteve themelore të Turizmit , përcjelljes së trendeve turistike dhe aktivitetet që duhen të ndërmerren në menyrë që Ulqini si  destinacion turistik të mbijetojë në tregun e  globalizuar, duke përdorur avantazhet ndaj konkurrencës.

Panel diskutimin do ta hap mr. Armend Milla, kurse ndër panelistët e njohur do të flasë prof.dr. Gjorgje Obradoviq, profesor në universitetet e Dubrovnikut, Zadrit dhe Zagrebit.

Poashtu në diskutim do të marrin pjesë edhe mr. Asllan Llunji, Edmond Paloka,  dhe Ibrahim Milla.

Paneli do të mbahet më datë 10.12.2015 (e enjte), në Hotel Mediteran duke filluar në ora 12:00.