Nesër mbledhja e Kuvendit Komunal

0

Kryetarët e klubeve të këshilltarëve në Kuvendin e Ulqinit kanë rënë dakord ditën e mërkurë që mbledhja e rradhës e Kuvendit të mbahet nesër në ora 12.00.

Në seancë pritet të miratohet pa problem pika e parë për hipotekën, cka do ti hapë rrugë marrjes së kredisë prej 4,25 milion eurosh.

Gjithsesi, priten debate të nxehta në lidhje me rebalancin e buxhetit, i cili duke parë situatën financiare dhe politike të Ulqinit, vështirë të votohet nga këshilltarët, qoftë të opozitës por edhe të pozitës.