Nesër banorët e Krrucit në protestë

0

Banorët e Krrucit kanë vendosur që indinjatën e vet për hedhjen e mbeturinave në deponinë Hije ta shfaqin me protestë, të cilën e kanë planifikuar për ditën e nesërme.

Ashtu edhe sic kishin njoftuar me parë, ato janë rreptësisht kundër vazhdimit të hedhjes së plehrave në këtë deponi, dhe kërkojnë mbylljen përfundimtare të saj.

Banorët e Krrucit kërkojnë edhe mbështetjen e banorëve të tjerë të Ulqinit deri në plotësimin e kërkesave të tyre.