Nënshkruhet memorandumi për ndërtimin dhe pajisjen e objektit shkollorë në Sukubinë

0

Sot, në kabinetin e Kryetarit   të Komunës  Z. Fatmir Gjeka  u nënshkrua  Memorandumi  me Ministrinë  e arsimit , Drejtorinë  për  punë  publike  dhe disporës  tonë  në  ShBA  për ndërtimin e objektit shkollor  në Sukobinë  që   funksionin  në  kuadër   të IP.SHF ,,Bedri Elezaga ,,

Me  këtë , merr udhë  zgjidhjeje një  projekt  i kahmotshëm  i cili  do të  jetësohet falë  komunës , disporës  tonë  dhe Ministrise së arsimit ,ndërkohë  që  punimet do  ti  kryej Drejtoria  për  punë  publike.

Në emër të  komunës Memorandumin e nënshkroi , Kryetari i Komunës Fatmir Gjeka, në emër të Ministrisë, Ministri Predrag Boshkoviq, Drejtoria  për  punë publike  përfaqësohej nga  ndihmës drejtori Radovan Gjurashkoviq , ndërsa  në emër të disporës  tonë  në  SHBA  firmosi   aktivisti i njohur Caf Boga.

Ky projekt  është  i rëndë  mbi 230 mijë euro dhe është punuar  nga Agjencia për ndërtim dhe  zhvillim , ndërkohe që  mbetet  që Komuna  në  një afat sa më  të shpejtë të  bëjë  shpalljen e tenderit  e  më pas  të  fillohet  me  ndërtimin e objektit.

Ndërtimi i kësaj  shkolle  ka  një rëndësi dhe simbolikë  të  madhe, jo vetëm  që  do  të  përmirësojë dukshëm  kushtet   për  vijimin e  mësimit , por  njëherit  shënon dhe   bashkëpunimin  institucional  me  disporën  tonë.

Në   takimin e sotëm  u trajtuan edhe   cështje  të  tjera  me  interes  për  qytetin tonë.

Më pas  të gjithë  u nisën në drejtim të Sukubinës  për të parë  vendin se ku  do  të   ndërtohet  objekti i ri  shkollor.