Nënshkruhet memorandumi në mes BKA dhe shoqatës “Ana e Malit – New York”

0

MEMORANDUM BASHKËPUNIMI

NË MES

SHOQATËS SHQIPTARO-AMERIKANE ANA E MALIT – NEW YORK

DHE

BIZNIS KLUB ANAMALIT

SHOQATA SHQIPTARO-AMERIKANE ANA E MALIT më seli në New York dhe BIZNIS KLUB ANAMALIT (BKA) , më seli nëUlqin lidhin këtë memorandum bashkëpunimi.

Kjo marrëveshje bashkëpunimi vjen pas intesifikimit tëmarrëdhënieve në mes të dy shoqatave.
Prezantimi i SH.A.TRADITA DHE KF.ANA E MALIT nëSHBA , të cilat janë themeluar në kuadër të BKA-së ka hapurdhe një mundësi të re bashkëpunimi për të cilën palët biendakort që të thellohet edhe më tutje.
Duke parë dhe nevojën e bashkëpunimit edhe për fusha tjera mëqëllim forcimin e marëdhënieve në mes vendlindjes dhediasporës lindi dhe ideja e nënshkrimit të këtij memorandumi.
Të dyja shoqatat bien dakort për:

1. Hapjen e zyrës së përbashkët e cila do të kordinoj punëtpër realizimin e aktiviteteve të përbashkëta.

2. Hartimin e projekteve për fusha të cilat kanë si synimavancimin e të drejtave të shqiptarëve në përputhje më tëgjitha ligjet dhe konventat ndërkombëtare.

3. Organizimin e takimeve të përbashkëta dhe vizitat e ndërsjellta ndërmjet përfaqësuesve të Shoqatës Ana e Malit- New York dhe BKA-së, më qëllim njoftimin, prezantimin dhe shkëmbimin e ekspriencave.

4. Zyra të luaj rolin e përfaqësuesit për përgaditjen e dokumentacionit, përcjelljen e mundësive që garanton ligjinë fushën e bizneseve të drejtat pronësore dhe shumëçeshtjeve të tjera të kësaj natyre në rastet kur këtë e kërkojnë persona fizik apo juridik të diasporës.

5. Bashkëpunim në fushën e kulturës, trashëgimisë kulturore,arsimit dhe sportit në mënyrë që bashkëvendasit tonë edhepse të ndarë për nga largësia , shpirtërsisht gjithmonë do jenë të bashkuar.

6. Zyra e përbashkët do të angazhohet që të kordinojbashkëpunimin në mes spektrit politik shqiptarë në Mal tëZi më qëllim që të arrihen qendrimet e unifikuara në lidhjemë çeshtjet madhore dhe më qellim që partitë politike tëbëhën sa më të përgjegjshme.

7. Ky memorandum bashkëpunimi është i vlefshëm për njëperiudhë 5 vjeçare nga data e nënshkrimit.

Të dyja palët nënshkruajnë këtë memorandum bashkëpunimi mëvullnet të lirë dhe të ndërgjegjëshëm më qellim të integrimin tepopullit tonë autokton në përputhje më proceset dhe praktikatndërkombëtare.
Bazuar në këtë memorandum palët bien dakort të punojnë nëthellimin e bashkëpunimit në të ardhmën ndërmjet ShoqatësShqiptaro- Amerikane Ana e Malit në New York dhe BiznisKlub Anamalit në Ulqin.