Nënkryetari i Qeverisë Vujoviq vizitoi Ulqinin

0

Në Ulqin qëndroi për vizitë zyrtare nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi z.Millorad Vujoviq. Ai u prit nga kryetari I komunës z.Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij . Edhe pse kjo vizitë u realizua me ftesë të Këshillit për kthimin e drejtë të pronave, me qëllim të informimit të hollësishëm rreth problemeve per kthimin e pasurisë ish pronarëve në Valdanos, në takim u prekën dhe çështje të tjera me interes të veçantë për Komunën e Ulqinit.
Nënkryetari Vujoviq, vlerësoi se koalicionin e gjerë në Ulqinin mund të shërbejë si model edhe në qytete e tjerë në Mal të Zi . Ai u shpreh se të gjithë subjektet politike dhe sektori civil duhet të japin ndihmesën e tyre me qellim që Ligji për restitucion të gjendet persëri në Kuvendin e Malit të Zi , dhe të ofrojë një zgjidhje e cila do të ishte në interes të të gjitha palëve.

Në takim u fol edhe për Planin hapsinor që po përgatitet nga ana e Ministrisë së zhvillimit të qëndrueshëm dhe ketu kryetari Cungu u tregua mjaft i prerë, duke nenvizuar se ai duhet të jetë i gatshëm sa më pare, në të kundërtën mund të vij deri tek ndërprerja e kontratës për mospërmbushje të detyrimeve. Më pas nënkryetari I qeverisë I shoqëruar nga zyrtarët e Komunës vizituan ullishten e Valdanosit.
Sa i përket këtij problemi, kryetari Cungu edhe njëherë ripërseriti qendrimin e tij, respektivisht përfindimet e qarta të Kuvendit të Ulqinit, se ullishta duhet ti rikthehet ish pronarëve, të shëndrrohet në një park natyror dhe çdo gjë duhet të jetë e valorizuar dhe e kontrolluar sa i përket investimeve.