Nënë Tereza shpallet e shenjtë!

0

E shpallim Terezën e Kalkutës Shenjtore, duke e shkruar në librin e Shënjtorëve të Selisë së Shenjtë”, deklaroi Papa Françesku në Vatikan duke e shpallur shenjtëri Nënë Terezën 19 vjet pas vdekjes.
Papa Françesku ka shenjtëruar sot në Vatikan Nënë Terezën, e respektuar për punën e saj me të varfrit në Indi.
Tashmë ajo do të thirret Shën Tereza, një titull ky i merituar për një shqiptare që gjithë jetën e saj e vuri në shërbim të të varfërve, jetimëve dhe të sëmurëve.
Pas lutjes së shënjtorëve Papa Françesku me formulën tradicionale të shenjtërimit shpalli Nënë Terezën Shenjtëri:
“Në nderim të Hyjnisë së Shenjtë, për lartësimin e fesë katolike dhe rritjen e jetës së krishterë, me autoritetin e Zotit tonë Jezu Krisht, të Apostujve të Shenjtë Pjetër e dhe Palit. pas shqyrtimit të gjatë, pasi kërkuar disa herë “ndihmë hyjnore dhe dëgjuam mendimin e shumë prej Peshkopëve tanë vëllezër, ne deklarojmë dhe të shpallim Shënjtëri Shën Tereza e Bekuar e Kalkutës, duke e skalitur në librin e shenjtorëve, duke vendosur në të gjithë Kishën dhe duke e nderuar me devotshmëri mes shenjtorëve. Në emër të Atit dhe të Birit dhe të Shpirtit të Shenjtë.”
Pas kësaj formule një duartrokitje e gjatë mbushi sheshin.
Në ceremoninë e shenjtërimit në sheshin “Shën Pietri” që nisi prej orës 10:30 të paradites morën pjesë 13 krerë shtetesh e qeverish dhe mbi 100 mijë besimtarë.
Kosova dhe Shqipëria u përfaqësuan me krerët me të lartë të shtetit. Nga Tirana merrnin pjesë edhe përfaqësues të opozitës.
Të shumtë në numër dhe shqiptarët nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia por dhe shumë prej atyre që jetojnë në emigracion.
Sot ishte shumë e lehtë të dëgjosh të flasin në gjuhën shqipe në sheshin “Shën Pjetri”, sikundër të dalloje shqiptarët nga flamujt me simbolet kombëtare që ata valëvitnin apo mbanin të hedhur krahëve.
Ceremonia e Shenjtërimit të Nënës Tereze si dhe mesha e Festës së Shenjtores Terezë u transmetua nga qendra televizive e Vatikanit, si dhe nga 120 televizione të ndryshme në botë, përfshirë edhe televizionet nga Shqipëria dhe Kosova.
600 gazetarë e 125 korrespondentë televizivë të akredituar për të ndjekur këtë ngjarje të madhe.