Nënë e bijë nga Ulqini akuzohen për veprimtari kriminale

0

Punonjësja e policisë në pikën kufitare Sukubinë-Muriqan, Vesna Todoroviq, e cila u arrestua dje bashkë me vajzën e saj Karnella Shqekiq, do qëndrojë në paraburgim prej 72 orësh, kurse Shqekiq do të mbrohet e lirë, shkruan portali CDM.

Burime brenda policisë thonë se Todoroviq ka pranuar akuzën për keqpërdorim të detyrës por jo edhe të ketë lidhje me falsifikim të pasaportës. Vajza e saj po ashtu ka pranuar që një shtetasi turk i ka dorëzuar pasaportën, por se nuk ka pasur dijeni të jetë e falsifikuar.

Ato akuzohen se për pasaportë fallco nga shtetasi turk kanë marrë 5.000 euro.

Todoroviq dhe Shqekiq janë nëna dhe motra e Goran Shqekiq, po nga Ulqini, i cili ka paditur Komunën e Ulqinit për gjoja parregullsi në procesin e tenderimit të lokaliteteve në Plazh të Vogël, dhe anëtar i Këshillit Komunal të DPS-it në Ulqin.

Ai për këto lokacione kishte ofruar shuma të mëdha parash por sistemi i pikëve u ka dhënë përparësi qiramarrësve të mëparshëm.