Në Ulqin sot ndodhen mbi 20.000 turistë

0

Duke shikuar karavanin e gjatë të makinave në pikën kufitare të Sukubinës, si dhe numrin e madh të njerëzve në pjesët atraktive të qytetit, sot në Ulqin ka shumë mundësi të ketë më tepër se 20.000 mysafirë.

Plazhi Copacabana, Hotel Cruiser, Valdanosi, Ada, Plazhi i Madh, sot janë bërë destinacion i një numri të madh turistësh nga vendet e rajonit por edhe nga jashtë.

Famirsisht, mungesa e hoteleve cilsore, përvec Otrantit, nuk i ka ndaluar mysafirët të shijojnë edhe kësaj here bukuritë e qytetit tonë.

Shpresojmë që 1 Maji të mos jetë vetëm një shkëndijë por ti paraprijë një sezoni cilsorë dhe shumë të nevojshëm për ekonominë e Ulqinit.