Në Ulqin gjashtë plazhe me flamuj të kaltër

0

Në ceremoninë solemne të mbajtur në Bokën e Kotorrit, u ndanë gjithsejt 18 flamuj të kaltër plazheve në bregdetin e Malit të Zi.

Nga këto, gjashtë i takuan komunës së Ulqinit, duke dëshmuar edhe njëherë se qyteti ynë ka plazhet më të rregulluara në rajon.

Plazhet që merituan flamurin e kaltër janë: Miami Beach, Toni Grill, Safari Beach, Evropa Beach, MCM Beach dhe Kopakabana.