Në Ulqin dhe Budva më së shumti dënime për punësimin e fëmijëve

0

Inspeksioni i Punës i Malit të Zi ka evidentuar 25 raste të punësimit të fëmijëve në vitin 2015, 11 më tepër se një vit më par. Nga këto pjesa më e madhe janë evidentuar në Budva dhe Ulqin.

Punësimi i fëmijëve prej moshës 15-18 vjeç është i rregulluar me ligje të posaçme dhe parasheh sigurimin e lejes së prindërve, mos pengesën e punësimit në arsimim,  ndikim negativ në shëndet, si dhe punësimin në aktivitete që janë në kundërshtim me ligjin.

Dënimet për punësimin e paligjshëm të fëmijëve shkojnë prej 200 deri në 20.000 euro, në varësi të përgjegjësisë së punëdhënësit.