Rruga 29 Dhjetori, e cila kalon pas Shtëpise së Shëndetit dhe Postës, është në riparim e sipër.
I kontaktuar nga lajm.me, sekretari për veprimtari komunale, Avdo Dervishi, tha se punimet janë drejt përfundimit dhe se njëkohësisht po riparohen edhe rrugë të tjera.
Në këtë rrugë, si pasojë e ujit, herë pas here shfaqen gropa, gjë që u shkakton probleme të shumta automjeteve.
Punimet financohen nga Drejtoria për Punë Publike dhe kryhen nga kompania “Tehnoput” d.o.o nga Podgorica.