Në pritje të ndeshjes Shqipëri – Serbi: Ja çfarë duhet të dini

0

Kanë mbetur vetëm pak ditë nga ndeshja e shumëpritur Shqipëri – Serbi e vlefshme për kualifikimin në Kampionatin Europian e cila do të luhet të enjten me 8 tetor në ora 20.45.

E quajtur edhe “ndeshja e shekullit”, ajo ka rëndësi futbollistike vetëm për Shqipërinë pasi Serbia i ka humbur të gjitha shanset për kualifikim. Por megjithatë, pas asaj që ndodhi në Beograd në ndeshjen e parë, vështirë se serbët do të vijnë në “Elbasan Arena” si turistë.

Edhe pse nuk kanë motive sportive, në një ndeshje të tillë motivacioni nuk mungon kurrë, dhe serbët do të bëjnë cdo gjë që të paktën tu prishin festën shqiptarëve.

 Tabela e grupit është shumë e qartë, çdo fitore e Shqipërisë e përcjellur me mos fitoren e DanimarkësPortugali e con Shqipërinë direkt në Kampionatin Europian. Kalkulime tjera ekzistojnë por ato do ta shtynin cdo gjë për në ndeshjen e fundit me Armeninë, pasi Danimarkës i ka mbetur vetëm një ndeshje. Danimarka ndodhet në vendin e dytë me 12 pikë, Shqipëria ka 11 pikë në të tretin, por do të luaj edhe dy ndeshje.

Në pritje të spektaklit, organet kompetente të Shqipërisë kanë muaj që po përgatiten vetëm për këtë ngjarje. Çmimet e biletave kanë kapur majat kurse tani është pothuajse e pamundur edhe të gjesh ndonjë, cka më së miri e tregon edhe rasti i një të riu nga Kosova i cili ofron makinën në këmbim të biletës.

Ministria e Mbrendshme e Shqipërisë ka lajmëruar se në Elbasan ditën e ndeshjes do të dërgohen 1500  trupa shtesë për të mbajtur rendin dhe u kanë bërë thirrje banorëve që të mos lejojnë njerëz të huaj në shtëpi.

Poashtu nuk do të lejohet hyrja në stadium e atyre që nuk kanë me vete kartë identiteti, pavarsisht se kanë biletë, dhe nëse me vete mbajnë sende të forta, shishe, monedha metali apo fishekzjarre. Të gjithë tifozët do të kontrollohen gjatë hyrjes në stadium , kurse monitorimi do të kryhet edhe nga ajri.

Nga policia bëhet e ditur se do të bllokohen edhe disa segmente rrugore, si dhe do të ndalohet qarkullimi i mjeteve në këto akse rrugore:

-Bulevardi “Qemal Stafa” që fillon nga Posta deri në dalje të unazës, për në Librazhd.

-Bulevardi “Aqif Pasha”, që fillon nga “1 Maji” deri tek ish-konservimi i   vjetër.

-Nga ish-konservimi i vjetër deri tek Harullajt.

-Nuk do të lejohet parkimi i mjeteve nga “rrethrrotullimi i luleve” deri tek rrethrrotullimi i Zaranikës.

-Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth dhe përballë stadiumit.

-Nuk do të lejohet lëvizja dhe parkimi i mjeteve në dy bulevardet kryesore.

Me qëllim shmangjen e rradhëve të gjata, hyrja në stadium do të fillojë në ora 16.30 dhe do të përfundojë në 20.15, njoftohet nga policia.

Në stadium pritet që përveç kryesisë së shtetit shqiptarë të jetë edhe kryeministri serb Aleksandër Vuçiq i cili ka paralajmëruar ardhjen, por cdo gjë mund të ndryshojë ditën e fundit.

 

bileta2211