Në pritje të ndeshjes: Ja lista e lojtarëve të grumbulluar dhe skema e mundshme

0

Kur kanë mbetur vetëm 25 orë nga fillimi i “ndeshjes së shekullit” ndërmjet kombëtareve të Shqipërisë dhe Serbisë, po japim listën e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri De Biasi.

Në listën prej 26 lojtarësh të grumbulluar nga trajneri italian bie në sy rikthimi, pas shumë kohësh, i mesfushorit Alban Meha, i cili po kalon një moment mjaft të mirë në kampionatin turk.

Ja lista e të grumbulluarve të De Biasit:

Portierë: Etrit Berisha, Alban Hoxha, Orgest Shehi
Mbrojtës: Ansi Agolli, Arlind Ajeti, Naser Aliji, Lorik Cana (C), Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Amir Rrahmani, Andi Lila.
Mesfushorë: Amir Abrashi, Migjen Basha, Ledian Memushaj, Taulant Xhaka, Burim Kukeli, Herolind Shala, Ermir Lenjani, Alban Meha.
Sulmues: Bekim Balaj, Sokol Cikalleshi, Shkëlzen Gashi, Odise Roshi, Armando Sadiku.

 

Formacioni i mundshëm mund të jetë si më poshtë:

Skema e kombtares1