Në pranverë zgjedhje të reja?

0

Në një deklarate për gazetën “Dan”,nënkryetari i PSD-së Vujica Lazoviq, nuk e ka injoruar mundësine e zgjedhjeve të parakohëshme në pranverë.

“Në politikë kurrë mos thuaj kurrë.Shpresoj që të mos kemi zgjedhje të parakohëshme sepse në 2015 na presin sfida të mëdha për arritjen e stabilitetit ekonomik që ëshë kusht për hyrjen në NATO.” tha Lazoviq për “Dan”

Mundësia e zgjedhjeve të parakohëshme po përmended përditë e më shumë kohët e fundit, pasiqë marrdhëniet ndërmjet PDS-së dhe PSD-së janë ftohur dukshëm.Ato nuk kanë arritur ta formulojnë deri ne fund as aneksin e marrveshjes se në cilin drejtim duhet të shkojë politika e qeverisë në periudhën e ardhshme.