Në Plazhin e Madh u mbajt xhiroja e dytë e kampionatit të Malit të Zi në garat me kuaj

0

Nën organizimin  Komunës së Uqinit, klubit të kalërimit “Buduqnost”, dhe Drejtorisë për rini dhe sporte, në Plazh të Madh u organizua xhiroja e dyte e ligës malazeze në garat me kuaj.

Vendin e parë e zuri Ishtvan Almashi (me kalin Agbar) i cili fitoi edhe cmimin prej 200 eurove. Vendin e dyte e zuri Zharko Ostojiq (kali Vihor) të cilit i takuan 100 euro, kurse vendin e tretë Xhen Rohlander (kali Vento) i cili mori 50 euro.

Në garë morë pjesë 14 kuaj dhe garues. Largësia e garës ishte 30km dhe u zhvillua nga hoteli “Otrant” e deri tek restorani “Lux”.

Organizimin e garës e përkrahën edhe “Riviera e Ulqinit” dhe hoteli “Otrant”.