Në Milano organizohet dita Nacionale e Malit të Zi

0

Nesër me 21 maj, në Expo Milano do të organizohet Dita Nacionale e Malit të Zi. Në këtë organizim do të marrë pjesë edhe presidenti Vujanoviq, ministri i turizmit Gvozdenoviq, si dhe përfaqësues të ndërmarrjeve publike dhe bizneseve nga Mali i Zi.

Expo Milano është panair në të cilin promovohen inovacionet, kultura, tradita si dhe teknologjia e lidhur me prodhimin e ushqimit dhe e drejta për ushqim të shëndetshëm.

Ndërmarrjen e të Mirave Detare do ta përfaqësojë kryetari i bordit drejtues Xhaudet Cakuli.