Në kuadër të manifestimit “Pranvera në Anë të Malit”: Garë në gjuajtjen e piatellave

0

Në kuadër të manifestimit “Pranvera në Anë të Malit” , NP ULQINI në bashkëpunim me OJQ ORA organizojnë garën në gjuajtjen e piatellave.

Gara do të mbahet të dielen me datë. 10.05.2015, në stadiumin e Shasit .

Të drejtë pjesmarrje kanë gjuetarët e Komunës së Ulqinit që e kanë të paguar lejen e gjuetisë për vitin 2014/2015. Secili pjesmarrës garën do ta zhvillojë me armën e vet personale.  Municioni është i siguruar dhe paguhet nga vetë pjesmarrësit ditën e garës – 10 euro.

Te interesuarit duhen të lajmërohen në hapsirat e NP ULQINI ose në nr. e tel. 067/729-001 për ta konfirmuar pjesmarrjen deri më 09.05.2015.