Më në fund: Rikonstruktimi final i rrugës në Krruç!

0

Kontrata për sanimin e rrugës Ulqin-Tivar, në Krruç, është nënshkruar dhe së shpejti fillojnë punimet.

Sekretari për veprimtari komunale në komunën e Ulqinit, Avdo Dervishi, ka konfirmuar për portalin tonë se së shpejti do të fillojë rikonstruktimi i kësaj pjese të dëmtuar, punimet e së cilës do ti financojë Drejtoria për komunikacion e Malit të Zi.

Punimet do ti kryejë kompania Bemax nga Podgorica. Pas këtij rikonstruktimi final, shpresohet që kjo pjesë të mos dëmtohet përsëri si pasojë e rrëshqitjeve të dheut.