Në Bunë mbi 100 objekte ilegale

0

 Ndërmarrja Publike për Menaxhimin e Zonës Bregdetare nuk ka lidhur akoma kontratat për objektet që ndodhen në zonën në pronësi të shtetit pranë lumit Buna.

Nga kjo ndërmarrje apelojne tek pronarët që të plotesojne detyrimet e tyre sa më shpejt të jetë e mundur, përndryshe do të fillojnë procedurat per heqjen e të gjitha shtëpive për të cilat nuk ka dokumentacion ligjor.

Bëhet fjalë për 79 objekte në anën e djathtë të lumit, dhe 23 në anën e majtë, thuhet nga kjo ndërmarrje.