Ndodh në Ulqin: Me eskavator në Kala, prish edhe kalldrëmin

0

Në redaksi të portalit tonë kanë mbërritur disa foto dhe një njoftim për një eskavator në Kala i cili po rrënon një shtëpi të vjetër.

Sic mësojmë, rrënimi i shtëpisë bëhet me qëllim ndërtimin e një të reje për të cilën nuk dihet se a ka leje apo jo.

Sidoqoftë, vetë kjo mjafton që institucionet kompetente lokale dhe republikane të intervenojnë për zbardhjen e cështjes.
Nga fotot mund të vërehet se eskavatori gjatë kalimit ka dëmtuar edhe kalldrëmin.