Ndihmë familjes së Kasem Beharoviq

0

Komuna e Ulqinit dhe afaristët do të ndihmojnë familjen e Kasem Beharoviqit të cilit ditë më parë iu dogj shtëpia dhe humbi gjithça që kishte.

Kështu u ra dakort në takimin e inicuar nga kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu me afaristët e Ulqinit dhe përfaqësuesit e Bashkësisë Islame. Ata, pasi më për së afërmi u njoftuan për pasojat e shkaktuara nga zjarri në banesën e Kasem Beharoviqit, dhe për faktin që familja prej disa ditësh është  në qiell të hapur, njëzëri u dakorduan që pa humbur kohë te fillojë ndërtimi i banesës së re. Afaristët, secili nga veprimtaria e tij , u shprehën të gatshëm që të ndihmojnë familjen Beharoviq.

Në fund kryetari i Komunës së Ulqinit edhe njëherë i shprehu falenderime dhe konsiderata përfaqësuesve të biznesit të cilët çdo herë kur e lyp nevoja janë të gatshëm të ndihmojnë.