Ndezet lufta për bashkësinë lokale në Sukubinë

0

Kompletimi i organeve udhëheqëse të bashkësisë lokale Sukubinë, ka ngjallur mjaft përplasje këto ditët e fundit.

Siç edhe kemi njoftuar me parë, inspeksioni i Ministrisë së mbrendshme që para dy javëve vizitoi Komunën, i dha afat dyditorë kryetarit të Kuvendit komunal Fuad Haxhibeti, të kompletojë organet udhëheqëse në 7 bashkësitë që nuk ishin vetëorganizuar.

image-5671e295b33d6da18398ef756ab1eee71cdecf148d86acfb093cdbb5f217e783-V

Por një grup banorësh të bashkësisë lokale Sukubinë, për arsye që akoma nuk dihen, nuk janë të kënaqur me emërimet. Ato kanë nisur iniciativën për emërimin e organeve të reja dhe kanë mbledhur nënshkrimet e nevojshme.

Portali ynë mëson se iniciativa sëbashku me nënshkrimet janë tashmë dorëzuar në Sekretariatin për veprimtari shoqërore të Komunës.

Kryetari aktual Dritan Kurti, ka hedhur dyshim mbi ligjshmërinë e kësaj iniciative, duke postuar në faqen e tij sociale një listë nënshkrimesh ku, siç thotë ai, disa janë të falsifikuara.

Një prej personave, emri dhe nënshkrimi i të cilit ndodhet në listë, nuk ndodhet fare në Mal të Zi, kurse një tjetër i kontaktuar nga portali ynë, mohoi të ketë nënshkruar diçka të tillë.

Sipas ligjit në fuqi, KZ neni 356, për falsifikim nënshkrimi parashihet denim deri në tri vjet heqje lirie.