Pas tensioneve të shumta në stadium, pas hedhjes se sendeve në fushë nga ana e tifozëve, duke përfshirë edhe mjete plasëse dhe pas incidentit me flamurin shqip ndeshja Shqipëri-Serbi ndërpritet përfundimisht.
Vendimet lidhur me pikët dhe detajet e tjera do të merren gjatë ditëve në vijim.
Në foto mund të shihni momentin kur futbollisti serb kap flamurin shqiptar dhe më pas Xhaka dhe Lila i dalin në mbrojtje flamurit, e kështu vazhdon tensionimi i mëtejmë i situatës dhe pezullimi i ndeshjes.
Mësojmë se tifozët serbë kanë kënduar gjatë ndeshjes: “Vrisni shqiptarët që kroatët të mos kenë vëllezër”.
Në foto mund të shihni tifozët serbë duke djegur edhe flamurin e NATO-s.