Ndërtimet pa leje: Fillojnë pasojat e para

0

Rrëshqitja e dheut në lokalitetin e Krruçit ka dëmtuar rëndë objektet e banimit edhe rrugët lokale, por siç duket këto nuk do të jenë pasojat e vetme.

Si pasojë e faktit që gati të gjithë këto objekte nuk janë të pajisur me leje ndërtimi, bile as dokumentacionin më të thjeshtë, pronarët nuk do të kenë të drejtë të kërkojnë dëmshpërblim nga organet përkatëse.

Objektet janë ndërtuar në terren të pa hulumtuar, pa kurrëfarë plani dhe leje ndërtimi, kurse rrugët që lidhin këtë lokalitet janë dëmtuar rëndë nga rrëshqitja e dheut.

Por Krruçi nuk është i vetmi lokalitet më këto probleme.

Sipas fjalëve të vetë kryetarit Fatmir Gjeka, në Ulqin ka gati rreth 7 mijë objekte të ndërtuar pa leje, mjaft prej të cilëve kanë pësuar dëme nga përmbytjet e kaluara, por që nuk do të kenë të drejtën e kompensimit.

Qoftë edhe vetëm për këtë arsye, parfundimi i planit hapsinor, përpunimi i planeve urbanistike të detajuara, dhe legalizimi i objekteve duhet të jenë prioritet i pushtetit lokal.