Ndërron jetë poeti dhe profesori Basri Çapriqi

0

Poeti, studiuesi, dhe profesori i Universitetit të Prishtinës, Basri Çapriqi, ka ndërruar jetë sot në moshën 58-vjeçare.
Basri Çapriqi u lind më 1960, në Anë të Malit, Ulqin. Ai ishte profesor i Letërsisë Shqipe, Gazetarisë, Letërsisë së Përgjithshme dhe Krahasimtare në Universitetin e Prishtinës.

Ka udhëhequr PEN Qendrën e Kosovës dhe ka botuar më shumë se 100 studime e artikuj nëpër revista të ndryshme brenda dhe jashtë vendi.

Varrimi do të bëhet të martën në Prishtinë.