Ndërpritet seanca e Kuvendit Komunal: Nuk ka shumicë për rebalans?

0

Seanca e Kuvendit Komunal e cila filloi sot me disa pika mjaft të “nxehta” për këshilltarët dhe qytetin në përgjithësi, u ndërpre për shkak se Kryetari i Komunës, i cili ishte edhe propozuesi i tyre, i tërhoqi ato nga rendi i ditës.

Tërheqja e bë me arsyetimin se rendi i ditës duhet të plotësohet edhe me disa pika tjera, por nga këshilltarët flitet se ato janë tërhequr për shkak të mungesës së shumicës.

Në këto momente te kryetari i Kuvendit Fuad Haxhibeti është duke u mbajtur mbledhja e kolegjiumit ku do të vendoset për vazhdimin e seancës në ditët e ardhshme.