“NDËRMJET”: Film dokumentar për shqiptarët në Mal të Zi

0

Të premtën, më 29 nëntor 2016, në hotelin “Mediteran”, në Ulqin bëhet përurimi i filmit dokumentar për shqiptarët në Malin e Zi me titullin “NDËRMJET”. Skenarin dhe regjinë e këtij filmi e ka bërë shkrimtari dhe gazetari i Redaksisë Shqipe të Televizionit të Malit të Zi, Haxhi Shabani.

Kamerën dhe montazhin e këtij filmit e ka realizuar Samir Ismaili, i cili ka bashëpunuar me disa media elektronike në Malin e Zi dhe më gjerë. Ky film dokumentar është mbështetur financiarisht nga Fondi për ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës së pakicave të Malit të Zi.

Filmi trajton temën e shpërnguljes së shqiptarëve në Malin e Zi, si një dukuri shumëvjeçare e cila vazhdon të jetë edhe sot aktuale. Një vend i veçantë në filmin “Ndërmjet” u kushtohet problemeve indentitare të shqiptarëve siç janë problemet e ruajtjes së gjuhës, kulturës etj, sikurse edhe problemet e integrimit të tyre. Në film është gërshetuar edhe një pjesë artistike që përmbledh në formë artistike domosdoshmërinë e ringjalljes së vlerave identitare të shqiptarëve në Malin e Zi.

Haxhi Shabani, deri më tash ka realizuar katër portrete dokumentare për Redaksinë Shqipe të Televizonit të Malit të Zi si: për përkthyesin e “Biblës” në gjuhën shqipe, dom Simon Filipajn, veprimtarin humanitar dhe atdhetar, profesor Bajram Rexhën, dijetarin prof. dr. Ruzhdi Ushakun si dhe shoqatën e artistëve dhe intelektualëve Art Club, nga Ulqini.
Është autor i tri përmbledhjeve me poezi, një libri shkencor dhe një publicistik.
Ulqin, më 26 janar 2016