NBA: Washington tregon fuqinë

0

Në tri ndeshjet e luajtura mbrëme ishte përsëri Washington i vetmi mysafir që arriti fitore në fushën kundërshtare.

Ashtu si para dy netëve, Wizards treguan një lojë të shkëlqyer sulmuese duke neutralizuar komplet mbrojtjen e Torontos. Ishte përsëri Beal që bëri differencën me 28 pikë por kësaj radhe u ndihmua edhe nga Wall me 26 dhe Gortat me 16.

Loja pothuajse u vendos në periudhën e dytë dhe të tretë ku Washington  krijoi një epërsi prej 22 pikësh të cilën e ruajti deri në fund.

Për Raptors u dalluan DeRozan me 20 dhe lojtari i gjashtë më i mirë i ligës Lou Williams poashtu me 20 pikë. Zhgënjeu komplet Kyle Lowry i cili arriti të shënojë vetëm 6 pikë e 4 asist.

Cleveland arriti fitorën e dytë ndaj Boston 99-91. Dominoi James me 30 pikë i ndihmuar nga Irving me 26.

Boston ishte në lojë gjatë gjithë takimit por pa arritur të krijojë epërsi. Për Celtics më i mirë në fushë ishte I.Thomas me 22 pikë por pa ndihmën e duhur të shokëve të skuadrës. Sullinger shtoi 14 dhe Smart 10 pikë te tjera.

Në derbin e Teksasit ndërmjet Huston dhe Dallas vendasit triumfuan për të dytën herë. Kësaj radhe ishte Dwight Howard që bëri diferencën me 28 pikë dhe 12 kërcime i ndihmuar nga i zakonshmi Harden me 26 të tjera.

Për Mavericks u dallua Monta Ellis me 24 pikë, por pjesa tjetër e skuadrës ishte e dobët, sidomos në periudhën e katërt, ku Rocketsat dominuan totalisht.

Rezultatet e ndeshjeve të dytë të xhiros së parë play off:

 

Toronto Raptors   –   Washington Wizards        106 – 117 (0-2)

Cleveland Cavaliers   –   Boston Celtics              99 – 91 (2-0)

Huston Rockets   –   Dallas Mavericks               111 – 99 (2-0)