NBA: Washington dhe Memphis vazhdojnë formën e mirë

0

Mbrëmë u luajtën dy ndeshje të gjysmëfinaleve të play off-it në NBA.

Washington Wizards pritën në kryeqytet Atlanta Hawks, dhe treguan se “break” –u në fushën kundërshtare nuk ishte i rastësishëm. Në një ndeshje mjaft emocionuese, Wizards ishin në avantazh gjatë gjithë lojës, përvec periudhës së fundit, kur seria e pikëve prej 17-0 i ofroi Hawks vetëm në 3 pikë. Kur dyheshin edhe 14 seconda nga përfundimi, Muscala me një trepikësh e barazoi rezultatin. Atëherë në skenë doli veterani Paul Pierce, i cili në stilin e Derrick Rose një natë më parë, shënoi nga një pozitë e vështirë duke i dhënë fund ndeshjes 103-101 për Wizards. Pervec tij, u dalluan edhe Nene, Beal dhe Porter, me nga 17 pikë secili.

Kjo fitore ja edhe më shumë rëndësi për Wizards, pasi u arrit pa yllin e tyre John Wall, i cili është i dëmtuar.

Për Hawks më të mirët ishin Jeff Teague me 18 pikë dhe Dennis Shroeder me poashtu 18 pikë, shumica të shënuara në periudhën e fundit.

Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes, Memphis pritën skuadrën më të mirë të sezonit të rregullt, Golden State Warriors. Këto të fundit përsëri dështuan në armën e tyre më të fortë, gjuajtjet nga distanca. Steff Curry edhe pse shënoi 23 pikë, ishte shumë i pasaktë sidomos nga gjuajtjet për tre pikë. Clay Thompson ishte më i mirë se në dy ndeshjet e fundit , por edhe ai u limitizua në 20 pikë, falë mbrojtjes së mirë të Tony Allen.

Grizzlies dominuan plotësisht poshtë tabelës, falë lojës së shkëlqyer të Marc Gasol, i cili shënoi 21 pikë dhe realizoi 15 kërcime. Zach Randolph shtoi 22 të tjera dhe 8 kërcime.

 

Rezultatet e ndeshjeve:

 

Washington Wizards   –   Atlanta Hawks                   103 – 101 (2-1)

Memphis Grizzlies   –   Golden State Warriors          99 – 89 (2-1)