NBA: Rose në sekondat e fundit fundos Cleveland

0

Emocione të panumërta dhuroi mbrëmë ndeshja ndërmjet dy skuadrave të cilësuara si më të mirat e Konferencës së Lindjes.

Chicago priti Cleveland në ndeshjen e tretë të gjysmëfinaleve të play off-it. Komplet ndeshja ishte e barazuar, dhe pak sekonda para përfundimit u duk se do të luhej koha shtesë. Por nuk ishte i këtij mendimi lojtari më i mirë i ndeshjes dhe i Chicagos Derrick Rose. Ai mori një pasim nga Gibson dhe me një gjuajtje të vështirë për tre pikë i dha fund ndeshjes 99-96, duke ekzaltuar të 22.000 spektatorët në United Center.

Përvec Rose, i cili shenoi 30 pikë, standard ishte edhe Butler me 20, Dunleavy me 16, dhe rezervisti malazias Mirotic me 12 pikë dhe 8 kërcime për 21 minuta.

Për Cleveland mungoi ndihma e Irving i cili shënoi vetëm 11 pikë duke gabuar të gjitha gjuajtjet për dy pikë. LeBron James arriti shifra double-double me 27 pikë dhe 14 asist, duke treguar edhe njëherë shumëanshmërinë e tij. J.R Smith u kthye nga suspendimi dhe bëri një paraqitje solide me 14 pikë për 20 minuta lojë.
Në ndeshjen tjetër Clipppers priten Huston në Los Angeles. Për dallim nga ndeshja ndërmjet Chicago dhe Cleveland, ketu Clippers dominuan prej fillimit gjer në fund, duke mos u dhënë aspak shpresë Rockets-ave.

Chris Paul u kthye nga dëmtimi dhe bëri nje paraqitje solide me 12 pikë dhe 7 asist për 23 minuta, por ishte zevëndësi i tij që shkëlqeu mbrëmë. Austin Rivers, djali i trajnerit Doc Rivers, shënoi 25 pikë për 23 minuta duke qenë lojtari më i mirë për Clippers sëbashku me surprizën tjetër J. Reddick. Ky i fundit shënoi 31 pikë, nga të cilët gjysma ishin trpikësha. Standard ishte edhe Griffin me 22 pikë dhe 14 kërcime.

Për Huston, në nivel ishin vetëm Harden me 25 pikë e 11 asist, dhe Howard me 14 pikë dhe po 14 kërcime.

 

Rezultatet e ndeshjeve:

 

Chicago Bulls   –   Cleveland Cavaliers                    99 – 96 (2-1)

Los Angeles Clippers   –   Huston Rockets             124 – 99 (2-1)